Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve

INA
INA

26/12/2023

Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët.

Ekspertët e syve në Mayo Clinic në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.

Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

“Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë,në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak me vonë shikimi qartësohet vetë”-thotë dr.Muriel Shornak.

Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit.

“Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja, raporton kosovarja.

Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.

“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”-thotë dr.Shornak.

Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20. “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”-thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditë si një solucion me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

marramendje semurje vjellje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

QUMSHT

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

Turshia-Receta-Kuzhine

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i turshive

Syri syte

Sekreti pas dridhjes së pavullnetshme të syrit

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

INFO

NA NDIQ