Shiten në kohë rekorde të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Republika Çeke

INA
INA

16 Shtator, 2023

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”, shkruan Gazeta Express.

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) njoftoi të premten mbrëma për nisjen e shitjes së biletave, teksa interesimi u pa se ishte jashtëzakonisht i madh.

Në mëngjesin e ditës së sotme (e shtunë) mund të shihet se janë shitur të gjitha biletat.Stadiumi “Air Albania” ka kapacitet prej 22 mijë vendeve. Kësisoj, atmosfera dhe përkrahja e madhe nga tifozët kuq e zi nuk do të mungojë as në ndeshjen e ardhshme.

Kujtojmë se Shqipëria është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare prin në Grupin E me 10 pikë. Çekia është e dyta me 8 pikë, por me një ndeshje më pak.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barcelona

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

vedat-muriqi

Gol dhe asist, Muriqi ndihmon skuadrën për të rigjetur avantazhin ndaj “blaugranave”

Arda Guler

Sa i pafat, lëndohet përsëri Arda Guler

Jasir Asani

Jasir Asani flet hapur: Pa Sylvinho nuk do isha këtu

neymar-2

Neymar i përgjigjet pretendimeve se ai u përpoq të shkarkonte trajnerin e Al Hilal

Armando Duka

Armand Duka me post të rëndësishëm, bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

fshf

FSHF fiton organizimin e Evropianit 2025

salah

Salah dhe De Bruyne, objektivat kryesore të Arabisë Saudite për verën e ardhshme

haland

Haaland, më shumë gola se sa Chelsea!…

INFO

NA NDIQ