Shiti 82 kg kokainë, dënohet me 9 vite burg në Zvicër ish-futbollisti shqiptar! 37-vjeçari merr dhe një gjobë të majme

Picture of ina-online
ina-online

03/06/2024

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar më 9 vite burg dhe më 12 vite dëbim nga Zvicra, pasi është shpallur fajtor për trafikim kokainë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se gjykata penale e Luzernit ka vendosur ndaj shqiptarit dhe një gjobë të majme mbi 250 mijë franga.

Gjithashtu shqiptari i cili thuhet se më parë ka qenë futbollist, akuzohet për pastrim parash dhe hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Dënimi me burg është marrë parasysh për tre vitet që i akuzuari ka vuajtur tashmë në paraburgim dhe në dënime të parakohshme me burgim. Paratë e sekuestruara në vlerë prej gati 110 mijë frangash do të konfiskohen. Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të kalojë në shkallën tjetër.

Gjyqi kishte të bënte me një rast “rekord” të trafikut të kokainës, siç shpjegoi në gjykatë prokurori publik përgjegjës. Në lidhje me operacionin “Autostrada”, Prokuroria Publike po zhvillon procedim ndaj disa personave të një grupi shqiptar. 37-vjeçari tashmë i dënuar, gjatë gjashtë muajve deri në arrestimin e tij thuhet se ka shitur gjithsej 82 kilogramë kokainë në 17 kantone.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me dhjetë vjet burg dhe 15 vjet përjashtim nga vendi për ish-futbollistin profesionist. Sipas tyre ai kishte një status të lartë brenda organizatës kriminale.

Avokati mbrojtës, megjithatë, tha se klienti i tij kishte bërë vetëm “punën e pistë”. Ai kishte një pozicion të ulët brenda grupit sipas tij.

I akuzuari është babai i një djali të mitur me banim në Shqipëri. Ai ka deklaruar se i kishte lindur një borxh prej 20 mijë eurosh me pronarin e një lokali bastesh.

Ai i ofroi t’i shlyente borxhet në Zvicër dhe i ka premtuar një pagë mujore prej 3000 frangash për shitjen e drogës.

TË FUNDIT
1 ditë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
1 ditë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
2 ditë
Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024
2 ditë
Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë
3 ditë
Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

ME TE LEXUARA

1 ditë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
1 ditë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

LEXO MË SHUMË

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

policia gjermane gjermani

Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

shqiperi-zvicer-587x396-1

Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

slloveni punetor

Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

viza gjermane

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

danimarka kopenhagen

Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro

perleshje tifozet serb

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

INFO

NA NDIQ