Shitja e tokës bujqësore, prodhuesit bujqësor i shpalosin kërkesat dhe nevojat ministrit Hoxha (VIDEO)

Projektligji për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit, i propozuar nga MBPEU, ka disa përfitime për prodhuesit bujqësorë, si ata me sipërfaqe më të vogla nën koncesion, deri tek impiantet e mëdha agro-industriale që kultivojnë mijëra hektarë. I tillë është rasti me Nuri Sulejmani nga Haraçina i cili si pronar i Kombinatit Bujqësor “Singelic” operon 750 hektarë.

Ai  në një takim me ministrin e bujqësisë, Arjanit Hoxha ka shprehur interes për blerjen e tokës bujqësore dhe tha se kjo është një mundësi e mirë për të garantuar vazhdimësinë e kultivimit të kësaj toke dhe mundësitë që do të ofrohen për të investuar në teknologji të reja dhe makineri moderne.