Shkaktoi debat të madh, virologia: Kam prova që qeveria kineze ka krijuar Covid-19

0

Dr.Li-Meng Jan është virologia kineze e cila në fillim të gushtit tha se ka prova që Covid-19 është krijuar nga një laborator në Wuhan. Pas deklaratës ajo u largua nga vendi i saj nga frika se nuk ishte e sigurt.

Ajo punonte në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut dhe mbikëqyrësi i saj i kishte kërkuar asaj të hetonte një virus të ri në Wuhan më 31 dhjetor. Yan thotë se rastet po rriteshin por i’u kërkua që të “heshtnin dhe të ishin të kujdesshëm”.

Në vijim të studimeve ajo ka siguruar prova që virusi erdhi nga një laborator virologjie në qytet dhe jo nga tregu i ushqimeve.

”Sekuenca e gjenomit është si një gjurmë gishtash njerëzore. Unë do t’i përdor këto prova për t’u treguar njerëzve pse kjo ka ardhur nga laboratori në Kinë, pse janë ata që e bënë atë. Çdokush, edhe nëse nuk do të ketë njohuri mbi biologjinë, do të jetë në gjendje t’i lexojë ato, dhe t’i kontrollojë, identifikojë dhe verifikojë vetë”,- ka treguar Dr.Jan.

Nga ana tjetër, ajo poashtu ka treguar se autoritet kineze kanë fshehur provat e saj, para se ajo të largohej nga vendi. ”Ata fshinë të gjitha informacionet e mia dhe gjithashtu, iu thanë njerëzve të përhapnin thashetheme për mua”,- ka thënë ajo.