Shkarkimi i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Shkup, zëvendësministrja kundër ministrit

INA
INA

6 Qershor, 2023

Zëvendësministrja e Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, Dr. Maja Manoleva, nuk pajtohet me vendimin dhe mënyrën e shkarkimit nga detyra të drejtorit aktual të Klinikës së Kardiokirurgjisë, prof.dr. Sashko Jovev.

Manoleva tha për “Kanal5” se të gjitha vendimet duhet të bazohen në fakte dhe argumente, duke thënë se nuk i di arsyet pse ministri Fatmir Mexhiti vendosi për një lëvizje të tillë.

“Nuk jam dakord me vendimin për shkarkimin e tij dhe as me mënyrën se si është shkarkuar. Të gjitha vendimet duhet të bazohen në fakte dhe argumente. Edhe si person edhe si bartës i posteve publike, aq më tepër që nuk i di arsyet e shkarkimit të profesor Jovevit”, thotë doktoreshë Manoleva.

Shkarkimi i doktor Jovevit shkaktoi një ortek reagimesh në publik. Ministri në daljet e tij publike thekson se drejtorin e ka shkarkuar për shkak të keqpërdorimeve të rënda të orarit të punës dhe menaxhimit të klinikës, ndërsa doktor Jovev dhe ekipi i tij ligjor thonë se pas shkarkimit fshihen motive politike dhe revanshizëm.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ