Shkarkohen 15 zyrtarë të lartë të policisë në Maqedoninë e Veriut, MPB jep detaje

Picture of Ina Online
Ina Online

15/11/2024

Pesëmbëdhjetë zyrtarë të lartë të policisë në Maqedoninë e Veriut janë shkarkuar për shkak se kanë punuar në kundërshtim me ligjin dhe kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme leje për armëmbajtje, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai tha në konferencën e sotme për media se ai dhe kabineti ka pranuar personalisht ankesa nga qytetarët për mënyrën se si janë kryer procedurat për dhënien e lejeve për armëmbajtje në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Pas një hetimi të hollësishëm të Komisionit që ka kryer auditimin e peticioneve, është konstatuar se në një numër të madh të lëndëve në të kaluarën nuk janë proceduar mbi 5000 lëndë dhe në të njëjtën kohë një numër i madh i lëndëve ku aplikantëve nuk i plotësuan kushtet iu dha leja për armë, tha Toshkovski.

Ministri shpjegoi se veprimet selektive janë bërë vetëm për rastet për të cilat një zyrtar i caktuar policor ka qenë i interesuar të japë urdhër dhe kjo nuk është bërë në mënyrë kronologjike. Shkelja e dytë, tha Toshkovski, ka të bëjë me persona të caktuar të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore kur u janë dhënë lejet.

Toshkovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë kallëzime penale për ata për të cilët ka dëshmi se kanë kryer vepër penale.(INA)

TË FUNDIT

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

Çakalla: Koha të lirohet Grupi i Kumanovës, të hetohen Ahmeti dhe Grubi!

Policia me urdhër të Prokurorisë hyri në Këshillin Gjyqësor, sigurohen procesverbalet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË