Shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës, kuadër i Alternativës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot shkarkoi nga detyra drejtorin e burgut të Idrizovës Rexhep Rexhepi, kuadër i Alternativës.

Lajmi bëhet i ditur nga KlanMaqedoni. Megjithatë, në këtë post pritet të emërohet sërish kuadër i Alternativës.

Shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes që u krye nga ana e MPB-së ku janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”./KlanMaqedoni