Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i RTK-së, emërohet një ushtrues detyre

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës sapo ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastratit.Në vend të tij, Bordi i RTK-së, do ta emërojë ushtrues detyre të drejtorit, Shkumbin Ahmetxhekajn.

Gazeta Blic ka folur me vetë Ahmetxhekajn, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ani pse ai thotë se ende nuk e ka marrë konfirmimin zyrtar.

”Bordi është ende në mbledhje. Emri im është përmendur, por ende nuk ka diçka zyrtare që më ka ardhur mua me shkrim. Te shohim çka po ndodhë”, tha Ahmetxhekaj për Gazeta Blic.

Ahmetxhekaj do të jetë ushtrues detyre i drejtorit, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri, që pritet të bëhet përmes konkursit dhe procedurave që i parasheh rregullorja.Në anëm tjetër vendimi për shkarkimin e Kastratit nga drejtori i RTK-së, është marrë për shkak të keqpërdorimeve të mëdha në servisin publik, të prezantuara nga ana e kreut të sindikatës.