Shkelet afati, shkolla në Vizbeg ende s’është gati! Shaqiri thotë se tani gjithçka varet nga komuna e Butelit

Picture of INA
INA

02/10/2023

Jemi në lagjen Vizbeg të komunës së Butelit. Prapa meje po shihni shkollën e re fillore e ndërtuar dhe dedikuar për rreth 500 nxënës të kësaj lagjeje e të cilët do të shpërndahen në 17 paralele të ndryshme deri në klasën e pestë. Duhet të cekim se nxënësit e klasës së gjashtë e më lartë duhet të udhëtojnë përsëri me kilometra larg kësaj komune, në komunën e Shuto Orizares, në komunën e Butelit dhe komunën e Çairit ashtu siç kanë funksionuar deri tani derisa nuk ishte shkolla. Siç mund të shohim nga dritaret, inventari në këtë shkollë është sjellur, bankat dhe karriket janë sjellur ndërsa ajo që mungon deri tani është instalimi i rrymës dhe i ujit. Kemi informacione se nuk është zgjedhur as drejtoria e shkollës e as këshilli i prindërve, raporton Zrkirija Haxhiu, gazetar TV21.

Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se është çështje ditore se kur kjo shkollë të nisë të funksionojë, por tha se tani gjithçka varet nga Komuna e Butelit.

“Nga klasa e parë deri në të pestën fëmijët janë gjetur, është çështje ditore. Unë jam dakord që furnizimi me rrymë është i mjaftueshëm për ato pesë klasë. Nuk bëhet lëshimi për të gjithë objektin, se shkolla ka edhe ashensor. Për atë them, mund të jetë gjatë kësaj jave. Nuk varen kushtet dhe afatet më nga ministria e arsimit. Duhet mirëkuptim nga ana e komunës për të mos bërë poena politik në emërimin dhe caktimin për drejtorin e asaj shkolle, të caktojë këshillin e prindërve, të emërojë dhe të fillojë drejtori të bëjë kërkesat për mësimdhënësit dhe për stafin”, theksoi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Televizioni 21 tentoi të mer përgjigje edhe nga komuna e Butelit mirëpo kryetari i kësaj komune Darko Kostovski ishte i pakapshëm.

Përndryshe kjo shkollë filloi të ndërtohet në janar të vitit 2022 ndërsa duheshte të fillojë me punë nga shtatori i këtij viti. Investimi nga Ministria e Arsimit për këtë objekt është rreth 107 milionë denarë.

TË FUNDIT
17 minuta
Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane
32 minuta
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
55 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
58 minuta
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut
2 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

ME TE LEXUARA

10 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
1 ditë
Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?
6 orë
Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi
19 orë
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve
55 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
10 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

LEXO MË SHUMË

Murtezani-Mariciq-750x430

Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane

IMG_3551

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

mexhiti 1

Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

maricic orhan

Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

INFO

NA NDIQ