Shkëlzen Gashi nxjerr detaje të rënda mbi vdekjen e Fazli Greiçevcit: Ja si tentoi UDB ta maskonte mbytjen e tij nga torturat

INA
INA

17 Gusht, 2023

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin, në 59-vjetorin e mbytjes së tij në tortura nga organet e UDB-së.

Ao ka thënë se dashamirët e shumtë e kishin lutur që të fshihej nga UDB-ja, por Greiçevci ishte dorëzuar vetë në polici, përcjell Bota sot.

Sipas Gashit, UDB ishte përpjekur ta maskonte mbytjen e Greiçevcit si vdekje të shkaktuar nga një sëmundje e rrezikshme infektive, por mjeku shqiptar Ali Sokoli, nuk kishte pranuar të nënshkruante dokumentin e rremë për të.

Reagimi i plotë i Gashit në Facebook:

Sot është 59 vjetori i mbytjes në tortura të Fazli Greiçevcit:

Më 8 qershor 1964 kur u arrestua Kryetari i LRBSh-së, Adem Demaçi, UDB-ja arrestoi edhe mbi 300 anëtarë të tjerë të LRBSh-së. Pasuan hetimet, të shoqëruara me tortura të llahtarshme.

Bashkëpunëtori i Demaçit, mësuesi e poeti Fazli Greiçevci, i cili u dorëzua vetë në polici në fillim të gushtit të vitit 1964, u torturua meqë refuzoi të fliste.

Fazliu vdiq më 17 gusht 1964 nga torturat e pandërprera. Ai ishte i vetëdijshëm se po ndiqej nga UDB-ja, meqë dashamirës të shumtë e kishin lutur dhe këshilluar që të fshihej e të mos dilte. Fazliu jo vetëm që kishte dalë, por madje edhe ishte dorëzuar vetë në polici. Vendosmërinë e tij e gjejmë në këto vargje të tij:

Kam dalë dhe prore kam me dalë

Bregoret me sy çiltërie me i soditë

Kurrë kangën time s’kam m’e ndalë

Rrugët e mbara tue i shndritë!

Organet e UDB-së ishin përpjekur ta maskonin mbytjen e Fazli Greiçevcit si vdekje të shkaktuar nga një sëmundje e rrezikshme infektive, prandaj edhe kishin bërë trysni mbi mjekun shqiptar, dr. Ali Sokolin, që ta nënshkruante aktanalizën mbështetëse, por dr. Sokoli kishte refuzuar të nënshkruante çfarëdo dokumenti të rremë.

Sidoqoftë, kufomën e Fazliut UDB-ja e kishte mbyllë hermetikisht në arkivol të metaltë, në mënyrë që familja të mos e shihte trupin e gjymtuar prej torturave.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

escobar-kurti

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

escobar eskobar gabriel

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

vjosa osmani biden

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

INFO

NA NDIQ