Shkëmbim mesazhesh edhe pa internet, WhatsApp sjell risitë e 2023

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/01/2023

Whatsapp ka planifikuar ndryshime të mëdha  për aplikacionin dhe një prej tyre është tashmë aktiv. WABetaInfo ka bërë të ditur disa nga risitë që do të shihni në aplikacionin e mesazheve.

Si fillim, mund të vijoni të dërgoni mesazhe nëse interneti është bllokuar nga sulmet kibernetike apo agjencitë qeveritare duke përdorur një server të brendshëm, (Proxy). Mjafton të hyni në menunë e aplikacionit, shkoni në Storage and Data>Proxy dhe aty mund ta aktivizoni.

Së shpejti, nëse ndryshoni celularin nga iOS në Android, bisedat tuaja mund të transferohen lehtësisht. Në Korrik 2022, platforma aktivizoi kalimin e historikut të mesazheve nga Android në iOS dhe tashmë po bën të anasjelltën që përdoruesit të mos humbasin asnjë bisedë.

“Mesazhet e ruajtura”. Tashmë të gjjithë njihen me opsionin “Disappearing Messages” i cili lejon vendosjen e një ‘afati skadence’ për bisedat të cilat fshihen automatikisht pas përfundimit të tij. Një mesazh i ruajtur do të qëndrojë i tillë përkohësisht, nuk do të fshihet automatikisht dhe çdo bisedues mund ta shohë. Por përdoruesit kanë ende kontroll mbi të, mund ta heqin shenjuesin e mesazhit dhe ai fshihet përfundimisht.

Regjistrimi i video-telefonatave nuk do të jetë më i disponueshëm. Imazhet dhe videot që dërgohen me opsionin “View Once” kanë frymëzuar këtë risi që nuk do të lejojë më regjistrimin e video-thirrjeve për të shmangur çdo cenim privatësie.

Përditësimet e statusit në WhatsApp do të mund të raportohen në rast se përdoruesit mendojnë se është i papërshtatshëm. Më pas, një ekip merr në shqyrtim rastin për të verifikuar nëse përbën shkelje./tvklan.al

TË FUNDIT

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Qoku: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit

Sarandë/ Lëngu 90 lekë në market, 4 mijë lekë në lokal (FOTO)

BDI: Nuk jemi strehë për servilët,agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË