Shkëmbimi i mesazheve të nxehta ndërmjet deputetëve, “shpërthen” gazetari

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për mesazhet erotike që ai shkëmbente me G.D –në, në sallën e Kuvendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri ka shkuar edhe me tej shenjëstruar indirekt Lulzim Bashën, i cili ka heshtur pas publikimit të skandalit.

“Salianji është mashkulli thin që jep prodhim të mbarë. Po, po, duke pranuar klonimin e Salianjit, PD vetëm kështu mund të krijojë një gjeneratë të re që do sjellë ndryshimin e madh politik, seksualisht të fortë e të shëndetshme në përballjet e së nesërmes”, ka shkruar Dylgjeri.

Postimi i plotë:

Mashkulli Salianji duhet klonuar

Lajmet e fundit nga Kuvendi janë impresionuese. Portalet po buçasin!
Shkëmbimi i sms- ve hot në seancë të deputetit blu, flasin për shpërthime të forta hormonale që do të ndodhin se shpejti te kjo parti.
Vetëm ndryshimet gjenetike do sjellin progresin.

Ashtu si delja skoceze Dolli, edhe njeriu klonohet dhe jep pasardhës të shëndetshëm.

Edhe bota kështu startoi. E filloj me kavjet e më pas me të imtat e të dhirtat. Salianji është mashkulli thin që jep prodhim të mbarë. Po, po, duke pranuar klonimin e Salianjit, PD vetem kështu mund te krijojë një gjeneratë të re që do sjellë ndryshimin e madh politik, seksualisht të fortë e të shëndetshme në përballjet e së nesërmes!
Le të jetë ky një fillim i ri edhe në PD.
Punë të mbarë./CNA.al