Shkencëtarët, e frikshme: 90% e faturave, mund të shkaktojnë kancer

0

Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.

Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA. Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit, shkruan Daily Mail.

Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë, është shqetësim i madh për publikun që është i ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.

“Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, çanta, kuleta apo makina“, shprehen ata.