Shkencëtarët gjejnë prova të freskëta të “ujit të lëngshëm” në Mars – në një zbulim të madh në kërkimin e jetës në këtë planet

Ka “ujë të lëngshëm” nën Mars, kanë sugjeruar prova të reja.

Sipas mediave të huaja, ky është një zbulim i madh në kërkimin e provave se Marsi është “më i lagësht” se sa duket.

Shkencëtarët thonë se gjetjet e reja përfaqësojnë herën e parë që provat e ujit nën sipërfaqen e Marsit janë gjetur duke përdorur të dhëna që nuk kanë ardhur nga radarët.

Si i tillë, ai ofron një sugjerim të mëtejshëm se planeti i kuq mund të jetë i banueshëm.

Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmëruan se zbulimi “nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston jeta në Mars”.

Siç bëhet e ditur, në studim, studiuesit përdorën laser në anijen kozmike për të identifikuar ndryshime të vogla në lartësinë e “kapakëve” të akullit në Mars.

Ata më pas i krahasuan ato modele me një model kompjuterik që parashikonte se si një trup uji nën ato “kapakë” akulli do të ndryshonte sipërfaqen – dhe zbuluan se ato përputheshin.

Shkencëtarët kanë përdorur tashmë radarin për të gjetur të dhëna që sugjerojnë se mund të ketë ujë nën akull.

Por këto gjetje ishin kritikuar nga disa që sugjeruan se të dhënat e radarit mund të shpjegoheshin në mënyra të tjera.

Dhe tani gjetjet e reja janë një provë më vete se Marsi në fakt ka “ujë të lëngshëm” nën Polin e tij të Jugut.

Puna u drejtua nga Universiteti i Kembrixhit dhe përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Sheffield dhe Open University.