Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë në formë pilule për të diagnostikuar problemet e tretjes

ina-online
ina-online

9 Qershor, 2023

Kapsula miniaturë NaviCam mund të revolucionarizojë diagnozën e problemeve të traktit tretës.

Endoskopët me kapsula të gëlltitura që lejojnë regjistrimin e videove kanë ekzistuar prej disa kohësh, por ato janë shumë të kufizuara dhe mjekët nuk mund t’i kontrollojnë, sepse mbështeten tërësisht në gravitetin dhe sistemin e tretjes për t’i lëvizur.

Megjithatë, shkencëtarët duket se e kanë kapërcyer këtë kufizim duke zhvilluar një kapsulë në formë pilule që lejon kontrollin në distancë.

Kjo teknologji i lejon mjekët të “kalojnë” fjalë për fjalë një kapsulë miniaturë video të quajtur NaviCam përmes sistemit të tretjes, për të vizualizuar dhe fotografuar zonat e mundshme problematike.

Kjo përfaqëson një alternativë të mundshme për endoskopinë tradicionale. Një magnet i jashtëm përdoret për të lëvizur kapsulën, si levë si ato që përdoren për të luajtur lojëra.

“Endoskopia tradicionale është një procedurë invazive për pacientët, por edhe e kushtueshme për shkak të nevojës për anestezi dhe pushim nga puna. Kapsulat e kontrolluara magnetikisht mund të përdoren si një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të zbuluar problemet shëndetësore në traktin e sipërm gastrointestinal, si ulçera apo kanceri i stomakut”, tha profesori Andrew Meltzer.

Kjo teknologji është ende në fazën e testimit, por rezultatet e deritanishme janë pozitive. Meltzer dhe kolegët e tij në kompaninë e teknologjisë mjekësore AnX Robotica, kryen një studim që përfshinte 40 njerëz dhe zbuluan se mjekët mund ta kontrollonin saktësisht kapsulën në të gjitha pjesët kryesore të stomakut me një shkallë suksesi vizualizimi prej 95%.

Këta pacientë iu nënshtruan edhe endoskopisë tradicionale për të konfirmuar se kamera nuk kishte “humbur” asnjë lezion me rrezik të lartë.

Kamera mund të zbulojë gjakderdhje, inflamacion dhe lezione dhe mund të transmetojë automatikisht video dhe foto jashtë vendit për shqyrtim të mëtejshëm.

Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i kapsulës nuk përbën rrezik për shëndetin, megjithëse teknologjia nuk lejon një biopsi, sepse ajo shpërbëhet në trup.

Shkencëtarët theksuan se programi i testimit është ende në fazat e hershme dhe se “testimi më i madh te pacientët” nuk ka ardhur ende.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

apple-iphone-15-pro-3

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

iphone dyqan

Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

INFO

NA NDIQ