Shkencëtarët: Nga viti 1950 deri më tani zonat e vdekura në oqeane janë rritur për katër herë

Zonat e vdekura në oqeane janë rritur për katër herë nga viti 1950, paralajmërojnë shkencëtarët, Njëkohësisht, numri i rajoneve me nivel jashtëzakonisht të ulët të oksigjenit bregdetar është rritur për dhjetë herë.

Sipas gardian, kafshët detare në ato zona nuk mund të mbijetojnë dhe kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike për qindra miliona njerëz, të cilët varen nga deti.

Shkaku kryesor për humbjen e nivelit të oksigjenit në detëra janë ndryshimet klimatike. Planeti gjithnjë e më i ngrohtë i ngroh oqeanet, ndërsa uji më i ngrohtë përmban më pak oksigjen.

Përveç kësaj, zonat e vdekura në bregdet shkaktohen edhe për shkak të hedhurinave dhe ujërave të zeza, të cilat nga toka përfundojnë në det. /Portalb/