Shkencëtarët tregojnë popullin me dhëmbët më të këqij në histori

0

Hulumtuesit nga i njëjti universitetit analizuan kafkat e 224 të rriturve që vinin kryesisht nga shekulli i 17-të, duke ekzaminuar në total 5,195 dhëmbë, transmeton lajmi.net.

Mesatarisht janë gjetur nëntë dhëmbë të rënë në secilën kafkë. “Megjithë mungesën e kujdesit dentar në kohën pas mesjetës, popullata e marrë nga kampioni kishte më pak kalbje sesa mostra e ditëve moderne”, tha Joseph Smith, dentist dhe kryesues i studimit, për The Sunday Times. Kësisoj, studimi fajin e bart tek ushqimet me nivel të lartë të sheqerit, që siç konsideron shkenca, mund të kenë efekte negative në dhëmbë në përgjithësi, e veçanërisht në smalt. “Gjatë 300 viteve të kaluara, konsumi i sheqerit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur nga 1.8 kg në 23 kg për person në vit”, potencoi tutje kryesuesi i studimit. Tejkalimi i niveleve të konsumimit të sheqerit nënkupton prishje të deri në pesë dhëmbëve, tek çdo dhjetë dhëmbë. Studimin e plotë mund ta lexoni në Daily Mail. /Lajmi.net/