Shkencëtarja e re fiton 250 mijë $ falë “YouTube”-it (Video)

Hillary Diane Andales, 18-vjeçarja nga Filipinet, ka fituar “Breakthrought Prize” i njohur si “Oscar”-i i shkencës. Çmimi, i dhënë nga krerët e “Silicon Valley”, shkon për mendjet më premtuese në fushën e fizikës, matematikës dhe shkencave njerëzore.

Vajza, e cila merrte pjesë për herë të dytë, ia doli falë një videoje prej tri minutash të publikuar në kanalin “YouTube” për të ilustruar teorinë e relativitetit. Fitorja, vlejti më shumë se 200 mijë euro.

Hillary, ka zgjedhur të thellojë konceptin e “sistemit të referimit”. ‘Dy panele, – shpjegon vajza në video, – të vendosura në sisteme të ndryshme të referimit, do të marrin versione të ndryshme të të njëjtit realitet dhe do të shohin një gjashtë ose një nëntë në bazë të vendit ku gjenden”.

“Il Breakthrought Prize” është një bashkim çmimesh i ndarë në tre kategori. Fituesit e kategorisë “senior”, do të fitojnë një çmim në para rreth 3 milionë dollarë dhe janë zgjedhur nga shkencëtarët fitues të edicionit paraardhës.

Hillary Diane Andales, mori pjesë në fakt në kategorinë “junior”, e rezervuar për shkencëtarët mes 13 dhe 18 vjeç, të cilëve u kërkohet të shpjegojnë temat specifike në tre minuta.

Vajza në të shkuarën kishte marrë pjesë në konkurs dhe aftësitë e saj si një njohëse e mirë e shkencës, ishin vlerësuar shumë nga kritika. /Gazeta Shqip/