Shkëndija cakton rivalët për testet kontrolluese në Slloveni

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2025

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore për pjesëmarrjen në garat evropiane. Prej së shtunës, kuqezinjtë ndodhen në Terme Čatež të Sllovenisë, ku po zhvillojnë përgatitje intensive me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Fokusi kryesor është përgatitja për ndeshjet eliminatore të UEFA Champions League, ndërsa për këtë qëllim janë planifikuar katër takime miqësore, të zgjedhura me kujdes për të vlerësuar gjendjen fizike dhe tekniko-taktike të skuadrës.

Kalendari i ndeshjeve kontrolluese:
17 qershor 2025 – vs FC Argeș Pitești (Rumani), në Zreče, ora 17:30

21 qershor 2025 – vs FC Koper (Slloveni), në Kodolevo ose Grosuplje, ora 17:30

25 qershor 2025 – vs PFC CSKA Sofia (Bullgari), në Terme Čatež, ora 17:30

28 qershor 2025 – vs NK Olimpija (Slloveni), në Grosuplje, ora 17:00 (në pritje të shortit evropian)

Ndeshja e fundit, në pritje të shortit të UEFA-s
Vlen të theksohet se përballja me NK Olimpija, e planifikuar për 28 qershor, mund të anulohet nëse kjo skuadër sllovene rezulton të jetë kundërshtari i Shkëndijës në shortin e parë të Ligës së Kampionëve, që do të hidhet më 17 qershor në Nyon. Në një skenar të tillë, Shkëndija do të kërkojë një rival alternativ për testin e fundit.

Objektivi: Përgatitje maksimale për Europën
Sipas stafit teknik të klubit, këto përballje do të shërbejnë si një pasqyrë reale për të matur nivelin e përgatitjes së ekipit përpara sfidave të rëndësishme ndërkombëtare që e presin në muajin korrik.

TË FUNDIT

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Von der Leyen e kalon “stuhinë” politike, i mbijeton votëbesimit

Kthesë e madhe tek Interi, Çalhanoglu nuk ikën për 10 milionë euro

Yamal ‘kopjon’ Gjestin, reagon ky i fundit

”Fitore bullgare” apo “turp evropian”? – Reagime të ashpra pas fshirjes së identitetit maqedonas nga raporti i BE

Modriç luajti ndeshjen e tij të fundit me Realin

ME TE LEXUARA

1
Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit
1
Von der Leyen e kalon "stuhinë" politike, i mbijeton votëbesimit
1
Kthesë e madhe tek Interi, Çalhanoglu nuk ikën për 10 milionë euro
1
Yamal ‘kopjon’ Gjestin, reagon ky i fundit
1
”Fitore bullgare” apo “turp evropian”? – Reagime të ashpra pas fshirjes së identitetit maqedonas nga raporti i BE

LEXO MË SHUMË