Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

ina-online
ina-online

03/03/2024

Shkëndija e Tetovës, Voska Sport dhe Gostivari kanë marrë fitore në ndeshjet e luajtura mesditën esotme në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit vendor.

Shkëndija mposhti Vardarin në Tetovë me rezultat 3:0, ku protagonist kryesor ishte Erald Çinari që shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Tetovarët humbën penallti me Totren që nuk ishte i saktë, ndërsa në vijim Çinari realizoi dy gola, ku i dyti ishte kryevepër. Autor i golit të tretë ishte Dita që realizoi me kokë, pas atij asisti të marrë nga Çinari.

Ndërkohë Shkupi dhe Struga Trim Lum janë ndalur me barazime në këtë xhiro. Bardhekaltërit barazuan pa gola në Çair kundër Tikveshit, përderisa me rezultat identik u mbyll edhe takimi i luajtur në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Strugës.

Fitore morën Voska Sport që mposhti në transfertë Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1, ndërsa Gostivari triumfoi përballë Breras mes shifra 2:0. Skuadra e Rabotniçkit në shtëpi mundi 2:0 Bregallnicën e Shtipit./TV Shenja

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

INFO

NA NDIQ