Shkëndija e Tetovës gati të nënshkruaj me trajnerin e ri

Picture of INA
INA

22/05/2023

Shkëndija e Tetovës e mbylli këtë sezon pas asnjë trofe. Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, e dominuar tashmë prej skuadrave shqiptare (Struga u shpall kampione për herë të parë në histori), kuqezinjtë u renditën të tretët, duke fituar gjithsesi të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës.

Stafi drejtues nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura kështu që ka projektuar ndryshime të rëndësishme, duke nisur me stafin teknik. Me largimin e trajnerit Qatip Osmani, detyra e parë e drejtuesve është emërimi i teknikut të ri.

Mësohet se këtë rol do ta marrë një emër i njohur për kuqezinjtë, Ardian Nuhiu. Ish-mesfushori i lindur në Shkup, i cili ka qenë pjesë e Shkëndijës në vitin 2013, do të emërohet shumë shpejt trajner i skuadrës kuqezi.

Nuhiu nuk ka një karrierë të gjatë si trajner. Ai ka drejtuar Shkupin në sezonet 2016-2018, si dhe Dritën e Gjilanit për më shumë se tre vite, duke fituar edhe titullin kampion në Superligën e Kosovës në sezonin 2019-2020.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË