Shkëndija fiton në Estoni

0

Ekipi Shkëndijës së Tetovës ka fituar ndeshjen e parë të raundit eleminator të Champions League.

Shkëndija ka mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 ekipin estonezë të Momme Kalju.

Shkëndija arriti të dominonte ndeshjen edhe pse në një transfertë të vështirë, duke krijuar raste të shumta por pa mundur të jenë të saktë në finalizim.

Goli për ekipin nga Tetova u shënia në minutën e 81 përmes një penalltie të fituar nga Ibrahimi.

Me këtë fitore, ekipi Shkëndijës është një hap larg raundit të dytë eleminator të Champions League.