Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Picture of Ina Online
Ina Online

17/05/2025

Në Tetovë u ndezën flakët e një tjetër suksesi historik. Shkëndija u kurorëzua kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë, duke vendosur një tjetër gur themeli në historinë e saj të lavdishme. Edhe pse humbën në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Sileksit me rezultat 1-3, kuqezinjtë e Jeton Beqirit e kishin mbyllur llogarinë e titullit më herët – me 70 pikë në 33 ndeshje.

Kjo disfatë e fundit ishte veçse statistikë, pasi gjithë fokusi ishte te trofeu dhe festa që e pasoi. Në përfundim të ndeshjes, shpërtheu një festë e merituar në kampin tetovar, ku ndjesitë dominuan mbi rezultatin. Ceremonia e dhënies së titullit solli emocion, krenari dhe kujtime të sezoneve të kaluara, ndërsa në tribunë ishte i pranishëm edhe Agim Ibraimi – drejtori sportiv i Tiranës dhe njëherësh këshilltar i presidentit të federatës maqedonase të futbollit.

Në sfondin e festës, nuk munguan “Ballistët” – zemra e zjarrtë e tribunes. Edhe pse këtë herë me një prezencë më të vogël se zakonisht, zëri i tyre i fuqishëm mbajti peshën e traditës, duke i dhënë kuptim çdo momente.

Shkëndija mbyll një kapitull të artë, por gjithashtu hap një tjetër: ai i përgatitjes për garat evropiane dhe mbrojtjen e titullit sezonin e ardhshëm. Me pesë tituj në histori, Tetova ka arsye të ëndërrojë edhe më shumë.(INA)

TË FUNDIT

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË