Shkëndija mposhti Botosanin, kualifikohet në Ligën e Europës

0

Kualifikim historik për Shkëndijën e Tetovës në Ligën e Europës. Djemtë e Ernest Gjokës edhe pse luajtën për gati 25 minuta me 10 lojtarë arritën të mposhtnin Botosanin me rezultatin minimal 1-0.

“Perla” e Besar Ibraimit në minutën e 2-të, mjaftoi për skuadrën tetovare, të siguronte kualifikimin, në ndeshjen e zhvilluar në Rumani.

Shkëndija tani me kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Europës është në pritje për të mësuar kundërshtarin në ndeshjen mes Lokomotivës së Plodvivit dhe Totenhemit.