Shkëndija një pikë, Struga Trim-Lum zhgënjen

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, nuk arriti më shumë se një pikë në Shkup, duke u nda baras (0:0) me Rabotniçkin. Kuqezinjtë marrin një pikë por në anën tjetër iu shkurtohet diferenca në 6 pikë me vendin e dytë Shkupin.

Shkëndija kryeson me 46 pikë dhe Shkupi është në pozitën e dytë me 40 sosh.

Skuadra tjetër shqiptare, Struga Trim & Lum, zhgënjen si vendas, pëson humbje (0:1) nga Pelisteri i Manastirit. Struga TL renditet në pozitën e katërt me 32 pikë, ndërsa Pelisteri është i teti me 25 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Akademia Pandev-Makedonija GP 2:1
Boreci-Bellasica 2:1
Rabotniçki-Shkëndija 0:0
Renova-Vardari 3:0
Sileksi-Shkupi 0:1
Struga TL-Pelisteri 0:1