Shkëndija përforcon sulmin me një holandez

INA
INA

3 Qershor, 2023

Shkëndija e Tetovës ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit, mirëpo pavarësisht këtij fakti nuk mungojnë emrat e mundshëm që mund ti bashkohen kësaj skuadre gjatë këtij afati kalimtarë të verës.

Shkëndija shumë lehtë mund të ndodhë që të zbarkojë sulmuesi holandez, Tyrone Conraad.

Bëhet fjalë për një sulmues 29-vjeçar, i cili së fundmi luajti në kampionatin elitar të Malit të Zi me skuadrën e Sutjeska Nikshiq.

Ai në 33 ndeshje me këtë skuadër realizoi 25 gola, duke fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në Meridianbet1 CFL.

Lajm i mirë është se holandezit i ka përfunduar kontrata me ekipin malazez dhe tashmë është një lojtar i lirë, ndërsa mbi të gjitha menaxher i tij është Arbi Laçi, një njeri i afërt me drejtuesit e Shkëndijës.

Pikërisht Arbi Laçi shihet si lidhja kryesore për transferimin e holandezit te Shkëndija, por edhe të trajnerit Orgeh Shehi, me të cilin kishin punuar te Tirana. Kujtojmë, Laçi një kohë luante rolin e Drejtorit Sportiv te Tirana.

Ndryshe, Conraad kishte dalë nga shkolla e Fejenord, për të vijuar më pas edhe me ekipin e të rinjëve të Sparta Roterdam, ndërsa në futbollin profesionist holandez kishte debutuar me fanellën e skuadrës së Kambur, për të luajtur më pas edhe me Kozakken Boys si dhe me skuadrën greke të Ergotelis.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

INFO

NA NDIQ