Shkëndija të dielën e feston titullin e pestë me tifozë

Picture of INA
INA

13/05/2025

KF Shkëndija njofton se ndeshja e fundit e sezonit ndaj Sileksit do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

KF Shkëndija do ta mbyllë sezonin në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut me praninë e tifozëve në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ndeshja e fundit e kampionatit kundër Sileksit, e planifikuar për të dielën më 18 maj, do të jetë edhe momenti i kurorëzimit me trofeun e kampionit për herë të pestë në histori – dhe kjo do të ndodhë me mbështetjen e zjarrtë të publikut vendas.

Fillimisht, pas incidentit të ndodhur në përballjen ndaj Brerës, ku një grup tifozësh nuk respektuan një minutë heshtje para ndeshjes, Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi klubin kuqezi me pesë ndeshje pa praninë e publikut. Një vendim që rrezikonte t’ua mohonte tifozëve momentin e rëndësishëm të festimit të titullit.

Por KF Shkëndija nuk u dorëzua. Klubi dërgoi ankesë zyrtare në Komisionin e Apelit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili vendosi ta zbusë masën disiplinore, duke e ulur dënimin nga pesë në katër ndeshje pa tifozë. Si rrjedhojë, tribuna e stadiumit do të jetë e hapur për ndeshjen përmbyllëse të sezonit.

Klubi ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm, duke ftuar të gjithë dashamirët e Shkëndijës që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje historike, për të krijuar një atmosferë madhështore që i shkon për shtat një kampioni të vërtetë.

TË FUNDIT

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Një nënë dhe tre fëmijë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi në Athinë

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË