Melisa ka treguar për herë të parë arsyen e ndarjes nga Andi gjatë një bisede me Atdheun në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Melisa i tha Atdheut se nuk ka më besim në dashuri dhe tregoi se Andi kishte shkuar me një shoqen e saj.
“Jo unë s’dua të dashurohem, s’kam më besim te asnjë, s’kanë lënë vend për besim”, tha Melisa teksa Atdheu e pyeti më pas për ndarjen nëse kishte pasur tradhti.
“Ti s’e njeh mirë, e njeh në sipërfaqe, por jo përbrenda. Më vonë mora vesh që kishte shkuar me një shoqen time. Nuk ishte shoqe e ngushtë. Ai se dinte që ishte shoqja ime, por nuk bëhet ajo gjë”, tregoi Melisa.