Shkolla “Drita” në Rashçe, 9 vjet pa sallë sporti

INA
INA

16/11/2023

Në maj të vitit 2014 u dogj salla e sportit në shkollën fillore ‘Drita” të fshatit Rashçe. Tashmë 9 vjet, pikërisht në këtë vend ku dikur ishte sallë sporti nuk është bërë asgjë, asnjë investim për rikonstruimin e sallës ose ndoshta rrënimin e mureve të vjetra dhe ndërtimin e një objekti të ri sportiv”.

Kur moti është i mirë, nxënësit e shkollës në orët e edukatës fizike i realizojë në një pjesë të vogël të oborrit të shkollës ndërsa gjatë dimrit ata bëjnë aktivitete sportive brenda klasës.

“Ndonjëherë luajmë këtu, kur është verë kur është kohë e mirë, orët e tjera ii zhvillojmë në klasë. Lujmë pikado ose diçka që i përshtatet klasës”, tha një nxënës.

“Marrim mësime se si duhet të luajmë, na ushtron mësuesja në klasë me top. Në sallë sporti më mirë është. Ne, prej se kemi nis klasën e parë nuk kemi sallë. Tashmë cila klasë je? E shtata. Topa kemi po edhe ato nuk i ka shkolla, i blejmë ne. I mbledhim paratë e gjithë klasa dhe blejmë topa”, u shpreh një nxënës.

Gjithashtu, nxënësit ankohen edhe për mungesë të pajisjeve sportive dhe mos pastrim të mbeturinave në hapësirat e djegura të sallës së edukatës fizike.

“Unë e pëlqej sportin, më pëlqen volejbolli, basketbolli, këto loja, më pëlqejnë shumë edhe dua ti luaj. Me këto kushte mundohemi me lujt. Kushtet nuk na e mundësojnë edhe aq, topat po I blejmë vet. Ne kërkojmë që ta rregullojnë pak, ta ndërtojnë ama jo, nuk e bëjnë”, deklaroi një nxënëse.

“Kisha apelu me ndërtu sallën sa më shpejt. Ne nxënësit shumë e duam sportin volejbollin dhe basketbolin por nuk kemi ku me lujt”, citoi një nxënëse.

Nga sektori për Arsim i Komunës së Sarajit thanë se salla e edukatës fizike në shkollën fillore “Drita” do të ndërtohet kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës të siguroj mjetet e nevojshme për këtë investim. Pavarësisht pyetjeve, nga komuna nuk dhanë përgjigje kur dhe sa kërkesa janë dorëzuar në këtë dikaster. Për momentin, në shkollën fillore “Drita” të fshatit Rashçe të Komunës së Sarajit mësojnë 420 nxënës nga klasa e parë deri atë të nëntë. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

eurovizion

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024

shkolla-nxenes-klasa

Mustafa: Shumë faktorë ndikuan për PISA-n

librat-780x439

Cilësia në arsim duhet të jetë prioritet në të kundërtën na pret regres kolektiv!

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

shkolla-nxenes-klasa

Rëniet në rezultatet e Maqedonisë së Veriut në PISA 2022

INFO

NA NDIQ