Shkolla e Çairit “Kongresi i Manastirit“ nga sot me kulm fotovolatik, Ganiu paralajmëron edhe 7 kulme solare të shkollave e çerdheve

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/05/2023

Në Shkollën Fillore komunale të Çairit “Kongresi i Manastirit” sot u lëshua në përdorim kulmi fotovoltaik nga i cili pritet të prodhohet energji prej 26.195 kWh brenda vitit, ndërsa kursimi i energjisë elektrike mund të arrijë deri 50 për qind.

Kreu i Çairit, Visar Ganiu me këtë rast sqaroi se me lëshimin në përdorim të këtij kulmi solar nënkuptojmë edhe shkurtim të harxhimeve për energji elektrike dhe shfrytëzim të mjeteve të kursyera për aktivitete të tjera shkollore, respektivisht për avancim të procesit arsimor.

“Kulmet fotovoltike janë burim i pastër dhe i qëndrueshëm i energjisë, ndërsa nënkuptojnë edhe ardhmëri të qëndrueshme të energjisë, zero ndikim negativ tek mjedisi jetësor, pra pa ndotje, rritje e përdorimit të teknologjisë së gjelbër sikurse edhe sigurim i tranzicionit në energji të pastër“, ka thënë Ganiu.

Ai me këtë rast ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të lëshohen në përdorim kulmet solare edhe në 5 shkolla e 2 kopshte të Komunës së Çairit, ndërsa fjala është për shkollat: “7 Marsi”, “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe Kopshtet për fëmijë “Vesëza” e ”Borëbardha”.

Drejtori i SHFK ”Kongresi i Manastirit”, Faik Gjoni potencoi se kjo është një ditë e veçantë për institucionin arsimor që ai drejton, sepse në këtë mënyrë bëhen hapa të sigurt për zbutjen e krizës energjetike, por ruhet edhe mjedisi jetësor.(INA)

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË