Shkolla e shpresës në Nerovë përballet me buldozerin e shtetit

Picture of INA
INA

20/05/2025

Muhamer Pajaziti

Një vit më parë, një grumbull fëmijësh shqiptarë u mblodhën mbi themelet e një ëndrre – një shkollë e re në fshatin e thellë Nerovë të Krushevës. Ata sytë i kishin plot shpresë, ndërsa prindërit e tyre kishin ndarë kafshatën e gojës për të ndërtuar vetë një objekt që do të sillte dritë dhe dije në gjuhën amtare.

Sot, kur objekti ka marrë formë dhe fëmijët po ëndërrojnë klasat e para, shteti vjen jo për të ndihmuar, por për të rrënuar atë që u ndërtua me shumë mund, vetëm sepse “nuk ka leje ndërtimi”.

Jo vetëm që dora e shtetit nuk u pa askund gjatë ndërtimit, por tani shfaqet si dorë ndëshkuese. Në vend se të mbështesë përpjekjen vetanake të një komuniteti të margjinalizuar, autoritetet janë vënë në lëvizje për ta prishur objektin shkollor.

Këta prindër nuk janë kriminelë që kanë ndërtuar për luks, por qytetarë që kanë ndërtuar për dije, për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për ruajtjen e gjuhës shqipe në një zonë ku asgjë nuk është investuar me dekada.

Fëmijët që dikur bënë thirrje për ndihmë, sot ndjejnë frikë dhe padrejtësi. Ata kërkuan ndihmë nga ministrat shqiptarë, të cilët për vite me radhë i kanë lënë në një labirint premtimesh, kompetencash dhe procedurash që nuk çojnë askund.

Në një kohë kur shqiptarët kanë ministra, deputetë dhe kryeministër, shkolla në Nerovë është bërë simbol i braktisjes dhe dështimit kolektiv të politikës shqiptare në Maqedoni.

Ndërkohë që fushata zgjedhore po ngroh motorët, politikanët dalin me fjalë të mëdha, por në terren, realiteti është i ftohtë dhe brutal. Në vend të investimeve, shqiptarët e Nerovës përballen me kërcënimin për rrënim – jo vetëm të një ndërtese, por të ëndrrës për dije dhe të drejtë themelore për arsim në gjuhën amtare.

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË