Shkolla e Velesit, s’ka mësim për nxënësit shqiptarë, 16 prej tyre mbeten në korridoret e shkollës

ina-online
ina-online

11 Shtator, 2023

16 nxënësit shqiptarë të Velesit u bën lojë ping-pongu mes gjimnazit “Koço Racin”, Komunës së Velesit dhe Ministrisë së Arsimit për atë se kush po refuzon pranimin e tyre në gjimnaz, përcjell Alsat.

Kështu vlerësojnë prindërit duke shtuar se edhe sot fëmijët nuk nisën me mësim pavarësisht që për disa orë qëndruan në objektin e gjimnazit. Siç thanë prindërit, tashmë nuk besojnë në asgjë që premtohet nga institucionet përkatëse.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se nuk do të kursej marrjen e ingerencave ndaj komunës së Velesit në rast se vazhdon të refuzohet vendimi i Ministrisë për pranimin e nxënësve në këtë gjimnaz. Shaqiri tha se llogari për refuzimin pritet të japin nesër në ministri drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Koço Racin” në Veles kanë protestuar për disa ditë radhazi për shkak të mos-hapjes së paraleles së dytë më mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e vitit të pare në të cilën duhet të përfshihen 16 fëmijët e mbetur pa mësim. Në gjimnazin “koço Racin” nga viti i parë deri në atë katërt mësojnë mbi 80 nxënës shqiptarë të cilët pjesën më të madhe të lëndëve i ndjekin në gjuhen maqedonase pavarësisht që janë paralele shqipe./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

Irina Panovska Stavridis

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

INFO

NA NDIQ