E ndërtuan me vetëiniciativë, komuna e Krushevës vendos ta rrënoj shkollën e re shqipe në Nerovë

Picture of INA
INA

19/05/2025

Në fshatin Nerovë të Krushevës banorët shqiptarë me vetë-iniciativë kanë ndërtuar një objekt shkollor, shkruan Alsat.

Por me arsyetimin e ndërtimit pa leje, autoritetet kanë vendosur për prishjen e të njëjtit, ndërsa këtë po e pengojnë nxënësit dhe prindërit e këtij fshati.

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së Krushevës ku mësojnë 145 nxënës, banorët me vetëiniciativë kanë ndërtuar një godinë të re shkollore, shkruan Alsat.

Banorët thonë se gjatë ndërtimit, policia ka ndaluar punimet e objektit dhe sipas tyre, kanë marrë një vendim se objekti i ri do të shembet për shkak të mos pasjes së lejes për ndërtim nga institucionet.

Banorët të revoltuar sot protestuan para objektit shkollor dhe kërkuan nga institucionet që objekti i ri të legalizohet dhe të funksionojë si shkollë.

Sipas kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, 90% e objekteve nëpër fshatra të kësaj komune janë pa plan urbanistik, përfshirë edhe objektin e vjetër shkollor ku nxënësit aktualisht ndjekin mësimin.

Sipas Hristoskit, do të kërkohet nga Qeveria që të legalizohet objekti që tashmë është ndërtuar për shkollë dhe më pas nëse inspektorati vendos se i plotëson kushtet, do të funksionojë si objekt shkollor.

Sipas banorëve të fshatit Norovë, fëmijët do të bojkotojnë mësimin deri në zgjidhjen e këtij problemi./ Alsat.mk

video KËTU

TË FUNDIT

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

Moti i ligë dëmtoi dukshëm të mbjellat në Hasanbeg, Haraçinë e Stajkovc

Inspektorati i Gjuhëve ende pa paga – Pasholli: Të tërhiqet ligji, duhet zgjidhje urgjente

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË