Shkolla shqipe në Çikago festë madhështore për Ditën e Flamurit dhe të Alfabetit

Me një program të pasur kulturo-kombëtar nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago kremtuan festat e Nëntorit – 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit Kombëtar, por përkujtuan edhe Ditën e Alfabetit të Kongresit të Manastirit – 22 Nëntorin.

Në qendrën kulturore kishin ardhur prindër,veprimtarë dhe mësuesit e shkollës për të kremtuar bashkarisht festën me moton “Se nuk ka tjetër atdhe”.

Të vegjlit shqiptarë të veshur kuq e zi dhe tingujt, recitimet dhe këngët shqiptare që aq bukur shqip i shtonin duatrokitjet. Programi festiv nisi me një fragment të kohës së Ismail Qemalit dhe populli shqiptar para flamurit kuq e zi në ditën e pavarësisë në Vlorë, ku defiluan artistët e vegjël duke begatuar festimin me recitime, këngë dhe valle shqiptare.

Për rëndësin e kësa ditë të madhe kombëtare foli drejtoresha e shkollës, Qendresë Brahimi. “Kjo ditë e bekuar për kombin shqiptar ka qenë dhe do të jetë për tërë kombin tonë kudo që jetojnë dhe këtu në Amerikën e largët në atdheun e dytë për ne, simbol i bashkimit, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë për liri e pavarësi të atdheut”, theksoi Qendresë Brahimi. Në këtë manifestim morën pjesë edhe aktivistë të njohur të këtij komuniteti mjaft aktiv në SHBA. (INA)