​Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” në Zvicër festoi 30 vjetorin e punës (FOTO)

ina-online
ina-online

05/11/2023

Nën tingujt e klarinetit të mjeshtrit Laver Bariu, tridhjetë anëtarë të shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër, si dhe familjarë, duke vendosur po aq qirinjë pranë fotografisë së themeluesit të saj, Agron Bajramit, shënuan fillimin e jubileut 30 vjeçar të kësaj shkolle me moton “ Të mësohemi të ecim shqip”.

Programi festiv u hap me një kolazh të pasur vallesh realizuar ndër vite nga kjo vatër kulture me renome ndërkombëtare. Para publikut në numër shumë të madh dhe mysafirëve edhe nga Kosova, për rëndësinë e veprimtarisë 30 vjeçare të “Shotës”, foli shkrimtari Ibish Neziri.

Kjo shkollë model edhe për shoqatat e tjera që u formuan më vonë, në këtë përvjetor vjen pa themeluesin e saj, artistin Agron Bajrami, i cili ndërroj jetë 5 vjet më parë. Një vlerësim të veçantë për të e kishte bërë doajeni i gazetarisë shqiptare në Zvicër, Rexhep Rifati me këtë tekst: “I dashuri Agron, Ti që fluturove drejt qiellit, siç fluturove shesheve të metropoleve evropiane, me Shotën tënde, do të ruajmë përherë në kujtesë si një ikonë të kulturës shqiptare në mërgatë.”

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Prof.Dr. Zymer Neziri, pastaj Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, mikeshat zviceriane Regula Bachmann dhe Barbara Burri e tj.

Në vazhdim, 120 valltarët, këngëtarët e lahutarët e shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër në festën e vet të 30 jubilare dhanë një program të pasur kulturo-artistik.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta-londer

Arrestohen disa shqiptarë në Londër, hodhën fishekzjarre kur festuan për Pavarësinë

libra

Thirrja e shqiptarit nga Londra: Duam tekste të mësojmë shqipen (VIDEO)

frank-shkreli

Në Ditën e Pavarësisë Kombëtare, 2023 Dokumenta të Agimit të Lirisë: “Memorandumi i shqiptarëvet që kanë dalur maleve”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Surprizë e veçantë në Aeroportin e Tiranës/ Turistët e huaj kërcejnë vallet shqiptare në festën kuq e zi

femijet cikago

Drenica përmes valles “Hamëz Jashari” vjen në Çikago

eric adams

VIDEO| Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron Pavarësinë e Shqipërisë: Gëzuar shqiptarë (VIDEO)

viza kosova heqja vizave

Sa para duhet të keni me vete për të udhëtuar në zonën Schengen pas 1 janarit 2024?

takim letrar vjene

Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë në Vjenë

veli rashani france

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së

INFO

NA NDIQ