Shkollave profesionale në Maqedoni u mungojnë libra

INA
INA

17 Shtator, 2023

Shkollat profesionale janë pa tekste shkollore. Me këtë problem përballet edhe në shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar.

Profesori Ekrem Miftari thotë se kjo nuk është ndonjë risi, pasi që shkollat profesionale me këtë çështje përballen tash e 13 vite, që kur u bë obligueshme që librat t’i shpërndajë Ministria e Arsimit.

Duke filluar nga reformat që u bënë në arsim dhe nxjerrjen e teksteve shkollore falas nga Ministria e Arsimit, këtë vit shkollor edhe pse nga 2010 deri më tash u bënë 13 vite nxënësit i kemi pa libra. D.m.th. këto katër drejtime, makineri, ndërtimtari, gjeodezi, elektroteknikë dhe shërbimet personale unë i kam edhe në mënyrë grafike, pra flasim për lëndë profesionale, jo të përgjithshme, pra janë 156 libra që duhet të shpërndahen në 1000 nxënës që duhet të shpërndahen, ku mbi 86% mungojnë”, tha profesori Ekrem Miftari.

Profesor Miftari, i cili është inxhinier i eletrotkenikës, thotë se mënyra më e mirë do të ishte që ministria të heq dorë nga botimet për këto drejtime. Ai thotë se në vitin 2010 ka aplikuar për libër por i është kërkuar që libri të jetë në gjuhë maqedonase, andaj edhe ka hequr dorë.

“Për mua do ishte shumë më mirë që ministria të heq dorë nga obligimi, të kthehet metoda e mëhershme ose t’i jep obligim një shtëpie botuese, se unë si autor që në 2010-tën kam aplikuar dhe nuk më është pranuar, pasi që është dashur në gjuhë maqedonase dhe font cirilik por unë në shqip e kam shtypur dhe nuk më është pranuar”, sqaroi Miftari.

Miftari thotë me mungesën e librave, u hyjnë në hak nxënësve.

“Është një krim, edhe pse u jap tekste në mënyrë elektronike. U hymë në hak, unë kur u jap detyrë shtëpia pyes veten, se nxënësi duhet të lexojë, ushtrojë dhe shkruajë, por ku do të lexoni kur s’ka libra, por në mënyrë personale nuk kam përgjegjësi por duhet të reagojmë”, shtoi Miftari.

Sipas Miftarit, ka tre zgjidhje. Ministria të furnizojë, përkthejë ose përshtate nga shtetet e tjera. Po derisa ministria të gjej zgjidhje, nxënësit e shkollave profesionale në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase do të jenë pa libra. Drejtimet që ofron kjo shkollë janë ndër më të kërkuarat në treg, ndërsa mungesa e librave ndikon edhe në përgatitjen e tyre profesionale./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1695418204908

KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

la casa de papel

Rikthehet “La Casa De Papel”, kur do të mund t’i shihni seritë e reja

Carshia-e-Shkupit

Shkupi mund Budva-n në Bruksel

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

Ismet Vejseli

Tenori kumanovar Ismet Vejseli shpërblehet në Vjenë me çmimin “Silver Award”

Netflix

Bëhuni gati! “La Casa De Papel” rikthehet, seritë e reja do të shfaqen premierë në dhjetor në Netflix

INFO

NA NDIQ