Shkon në mbi 30 mijë numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, shumica gra dhe fëmijë

INA
INA

29/02/2024

Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 70.000 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë Ashraf al-Qudra tha se të paktën 79 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga e mërkura.

Sipas zëdhënësit, fëmijët, gratë dhe të moshuarit përbëjnë shumicën e viktimave në Gaza.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas në tetor.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit, ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

moti shiu

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

lindja mesme iran irak izrael

Shkupi formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

shkupi

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, një realitet shqetësues

srebrenica

Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ