Shkon në rritje numri i kompanive të falimentuara në Gjermani

INA
INA

21/02/2024

Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet janë të vështira: koniunkturë e ulët, norma të larta interesi, çmime të larta energjie, – të gjitha këto kanë çuar në rritje të numrit të falimentimeve.

Numri i falimentimeve të regjistruara është rritur me 26,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave

Në dhjetor 2023 kishte vetëm një rritje me 12,3%. Në këto statistika duhet pasur parasysh, se shifrat e falimentimeve hyjnë vetëm pas vendimit të parë gjyqësor, por koha e falimentimit në shumë raste është rreth tre muaj më parë.

Studiuesi e Institutit për Studime Ekonomike në Halle, Steffen Müller thotë se “zhvillimet në çështjen e falimentimeve mbeten dinamike dhe në muajt e ardhshëm me tendencë të rritjes së shifrave.”

Krahas kushteve të vështira aktuale për ekonominë, luan rol edhe një faktor tjetër. Ndihmat shtetërore për Coronën shpesh iu ofruan firmave që kishin probleme produktiviteti që para krizës.

Mbështetja shtetërore dhe pjesërisht një shfuqizim i detyrimit për kërkesën e falimentimit e ka mbajtur të ulët më parë numrin e falimentimeve në Gjermani, megjithë pandeminë e Coronës dhe krizën energjitike. Rritja e falimentimeve ishte e pritshme, sipas ekspertëve/DW/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

banesa ndertim

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

inovacione

FIZHT: 240 mijë euro në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore: Tirana e qytetet e mëdha pësuan rënie të gjelbërimit, ndër më të ulëtit në rajon

ministri-britanik londra britani

Inflacioni afatgjatë është një kërcënim më i madh për Britaninë e Madhe sesa për SHBA-në

INFO

NA NDIQ