Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Presidenti Macron me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

ina-online
ina-online

17/10/2023

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një President francez zhvillon në Shqipëri.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Seneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha Macron.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Tiranë për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara nesër. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama./TCH

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KJ2-750x430

Ministrat Bekteshi dhe Shaqiri prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

x28-800x533-1

Patricia Di Xhovani: Arsimi të bëhet prioritet kombëtar!

shkolla-nxenes-780x439-1

Ja pse dështoi Maqedonia e Veriut në testin PISA

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

salla universale

Jo më Qyteti i Shkupit, rikonstruimin e Sallës Universale e merr përsipër Ministria e Kulturës

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

INFO

NA NDIQ