Shkrimtari serb: Njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodh, herët ose vonë

Edhe pse në Serbi nuk ka politikë të njohjes së Kosovës, është e nevojshme që shoqëria serbe të ballafaqohet me këtë çështje, thanë për RTK-disa nga autorët e edicionit të ri të “Buletinit Stanar”, që trajton temën e Kosovës, duke analizuar nëse fjala njohje mund të dëgjohet në Serbi pa frikë dhe në përputhje me liritë politike.

“Njohja formale e Kosovës nga Serbia do të ndodhë herët a vonë”, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq në një intervistë për RTK-në.

Siç thekson ai, Kosova ka parlamentin e saj, qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv në të gjithë territorin, dhe me pëlqimin me Serbinë një sërë marrëveshjesh të nënshkruara, që flet për një çështje të statusit të zgjidhur zyrtarisht.