Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

INA
INA

01/08/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letrave shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidenca e Kosovës njofton se dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t’i dorëzohet nga Presidentja Osmani gjatë vizitës e cila do të realizohet në Shqipëri pas pak kohësh.

Sjellim në vëmendje se Presidentja Osmani në Qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë./tvklan.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Naim Murseli Liridon

Liridona Murseli u vra në sy të fëmijëve, arrestohet bashkëshorti

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

Escobar Lajcak

Publikohet Draft-statuti i Asociacionit

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

INFO

NA NDIQ