Më vjen shumë keq për fjalën e Lirë, por Gjakova nuk është në Serbi!

INA
INA

29/07/2023

shkruan: Kimete Berisha

Ankthi i Lirisë!

Më vjen shumë keq për fjalën e Lirë, por Gjakova nuk është në Serbi!

Fjala e Lirë duhet të jetë e vërtetë! Përndryshe, fjala e Lirë – por e pavërtetë, është pallavër dhe të çon në robëri!

Ku ke parë ti këso Lirie që e mohon shtetin e vet!

Edhe nëse krejt bota çohen në këmbë dhe thonë se është normale që pronari i një media kombëtare shqiptare e konsideron veten gjakovar i Serbisë, e Kosovën – Serbi – ne nuk bën të pranojmë që Kosova është Serbi, se nuk është.

Nëse ia bëjmë qejfin një milioneri dhe plus me paret tona ia paguajmë qejfin që të jetë media e Serbisë, dalngadalë, duke i konsideruar shkeljet kushtetuese si gabime teknike – një ditë mund të bëhet ‘normale’ që Kosova të konsiderohet e Serbisë!

Është tragjedi e madhe që Kosova t’i nënshtrohet parapëlqimit të një tregtari që preferon të jetë shtetas i Serbisë.

Le të jetë.
Ji i Serbisë, ji ti i kujtdo që ta do zemra, por jo në emrin e Lirisë së fjalës ta mohosh shtetin e Kosovës.

Të isha gazetare e Klanit, e para do të largohesha nga një pronar që Kosovën e konsideron Serbi.

Sot Klan Kosovën po e mbrojnë veç gazetarët e saj, e pronari po hesht.

– Dil zotëri e trego çka dreqi ke nuk e ndryshon shtetësinë!
Unë prita se për një muaj do të bëhesh i Kosovës!

P.S. Liria e tepërt është robëri. (PLATO)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

KALOSH-CELIKU

Shkupi historik pa ditë feste

veton-latifi

Më 28 Nëntor

Ismail Qemajli

Letra e rrallë e Ismail Qemalit/ Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ana baerbock

Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 trupa shtesë në KFOR

flamuri-kuq-e-zi

4 mijë 268 persona në Kosovë e kanë emrin Flamur

INFO

NA NDIQ