Shkruhet enciklopedia Shqiptare, shqiptarët e Maqedonisë nuk do të përfshihen?!

INA
INA

12 Korrik, 2023

Gjithçka  ka bërë histori në Shqipëri, Kosovë apo në raportet mes tyre do të jetë pjesë e Enciklopedisë Shqiptare, pa u përmendur fare shqipytarët e Maqedonisë së Veriut e as të trojeve tjera jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.

Në shtator redaksitë e dy vendeve pritet të nisin punën  për të hartimin e teksteve.  Përgatitja e fushave që do të përfshihen,  personat që do të merren me to dhe detajet teknike, janë mbyllur.

“Të gjitha ato çështjet që tashmë kanë zënë vend në histori apo historia e marrëdhënieve sigurisht që do të zënë vend, këto marrëdhëniet aktuale nuk janë histori,  akoma nuk janë histori.

Realisht jemi një komb, por jemi dy entitete  politike, respektivisht dy shtete.  Gjatë historisë  kemi qenë në situata të ndryshme megjithatë  jemi një komb, gjatë gjithë historisë kemi mbet një komb nuk jemi nda si komb. Kjo dmth kemi një histori të përbashkët kombëtare dhe një histori të ndarë që kanë prodhu dy realitete të ndryshme politike”- u shpreh Kraja.

“Përsa janë krijuar dy redaksi vendore do bëhet një ndarje se cilat personalitete, ngjarje, trajtohën nga kjo redaksi dhe cila nga tjetra.  Baza është vendlindja, vendodhja, ku ke ushtruar aktivitetin e me radhë”- tha Gjinushi.

Redaksia qendrore të mërkurën në Tiranë miratoi udhëzuesit praktik, modelet e artikujve, zërave dhe statusin e Enciklopedisë.  Hartimi i veprës më të madhe të shqiptareve do të marrë të paktën 5 vite kohë.

“Kam një përvojë me Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Kam qenë kryeredaktor i atij fjalori dhe  kur e kemi nis kemi mendu që e bëjmë për nja tre vjet e  kanë dalë gjashtë, kjo ska tërheq mbi vete ndonjë shpenzim  të veçantë.  Dua të them se këto projekte janë afatgjata dhe pak vështirë të përcaktohet koha e realizimit”- tha Kraja.

“Mbyllim këtë cikël të hartimit të akteve, udhëzuesve ku përcaktohen kriteret kryesore për hartimin e artikujve të Enciklopedisë për  hierarkinë midis artikujve për përfshirjen e ngjarjeve  apo personaliteteve në Enciklopedi  për të rregulluar marrëdheniet mes redaksive të fushave paralele që do të veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.  Mbyllim një detyrim kryesor që bën që në shtator të fillojë puna konkrete do të thosha me autorët  apo listimin e artikujve”- shtoi Gjinushi.

Në përfundim të këtij projekti madhor, do të kemi 10 vëllime voluminoze me të dhëna dhe studime për shqiptarët. Vendimi  për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare u mor në mbledhjen  ndërqeveritare Shqipëri-Kosove qershorin e vitit të shkuar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INFO

NA NDIQ