Shkuan bashkëatdhetarët tanë, edhe autobusët e stërmbushur

0

Gati shumica e mërgimtarëve me familjet e tyre kanë përfunduar pushimet dhe janë kthyer në perëndim. Një pjesë e vogël e tyre po numërojnë ditët e fundit të pushimit në vendlindje.
Ditëve të fundit janë shtuar edhe autobusët e stërngarkuar që po udhëtojnë drejt Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe destinacione të tjera evropiane.
Largimi i tyre do të boshatisë lagjet, rrugët dhe vendbanimet ku kanë ndërtuar shtëpi dhe prona të tjera. Bëhet fjalë jozyrtarisht për mbi 300 mijë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që së fundi janë larguar drejt vendeve europerëndimore. (INA)