Shkup, arrestohet dileri i drogës

MPB informon se mbërmjen e djeshme, respektivisht në ora 22:15 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup është arrestuar 30-vjeçari me iniciale M.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia njofton se i njëjti është kapur me kokainë.

“Gjegjësisht, pasi zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë veturën e pasagjerëve “Audi A3” me targa të Shkupit, M.M. duke drejtuar veturën është larguar duke e goditur dhe dëmtuar veturën zyrtare të policisë. Pasi u ndalua, gjatë kontrollit në mjetin e tipit Audi iu gjet një pako kokainë, një peshore dixhitale dhe sende me mbetje kokaine”, thonë nga MPB.