Shkup, hospitalizohen 20 pacientë me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrat Kovid në Shkup për shkak të komplikimeve nga koronavirusi janë hospitalizuar 20 pacientë. Gjithsejtë 274 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovi-19 po kurohen në repartet infektive në Shkup. Pjesa me e madhe e pacientëve janë me oksigjeno-terapi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që njoftojnë se deri në ora 08:00 të ditës së sotme 123 vende janë të lira, ndërkohë që pritet gjatë ditës ky numër të rritet, kryesisht pas lëshimit në shtëpi të personave të shëruar nga Kovid-19.