Shkup, Inspektorati i tregut kontrollon importuesit e frutave dhe perimeve në “kvantashki”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Prill, 2023

Në Kvantashki Shkup janë duke vazhduar kontrollet e importuesve të pemëve dhe perimeve, si dhe të gjithë tregtarëve në vend. Mbi 30 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT) ndodhen në terren, në koordinim me ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për pasurinë e konfiskuar, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni përfshin importuesit e perimeve dhe frutave në Shkup, është futur edhe në tregun Kvantashki, si dhe kontrolle po bëhen edhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete tjera”.

“Importuesit e pemëve dhe perimeve po monitorohen për respektimin e vendimit të Qeverisë për shpërndarjen dhe shitjen e të paktën 70 për qind të sasive që kanë dorëzuar në janar dhe shkurt. Kontrolle janë bërë edhe në të gjitha subjektet tjera të Kavantashki-t për aktivitete të regjistruara dhe të paregjistruara”, tha për MIA-n, drejtori i IShT-së, Goran Trajkovski.

Aksioni, siç paralajmëroi ai, do të zgjasë gjatë gjithë ditës, me të cilin IShT do të dalë me informacione për rezultatin.

Sipas Ligjit për Tregti, gjobat për importuesit, varësisht nga madhësia e tyre, nëse konstatohet mosbindje ndaj vendimeve të qeverisë, variojnë nga 800 deri në 10 mijë euro, ndërsa për veprimtari të paregjistruar, përveç gjobës parashihet edhe konfiskimi i mallit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ