Shkup, nxënësit bojkotojnë mësimin! Prindërit: Mësuesja i ofendon fëmijët

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2022

Maltretime psiqikologjike dhe emocionale të nxënësve, dënime me qëndrim të nxënësve në dërrasë të zezë gjatë gjithë orës, ofendim dhe përqeshje të nxënësve, injorim të pyetjeve të fëmijëve dhe mungesë të shpjegimit adekuat të materialit mësimorë transmeton KlanM. Për këto dhe sjellje të tilla të ngjajshme ankohen prindërit e nxënësve të klasave të gjashta të shkollës fillore “Ljuben Lape” që prej sot bojkotojnë orën e matematikës.

Reagimet adresohen ndaj mësueses së kësaj lënde, Aneta Kostoska, për të cilën prindërit kërkojnë që të shkarkohet nga detyra, pasi në të kundërtën nuk do të lëshojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në orën e saj. Të gjitha përvojat e hidhura të fëmijëve të tyre, prindërit i kanë mbledhur dhe dërguar në formë ankese, bashkangjitur edhe me peticion për shkarkimin e saj transmeton KlanM.

BISERA ZAPROVA, PRIND
“Më 01.11.2021 biri im është ftuar publikisht para gjithë klasës nga ana e mësueses, e cila I kërcënohet se prej tani me të do të jetë më e rreptë dhe për të nuk do të ketë aspak të drejta. Më vonë në orë kur ka kërkuar të shkoj në tualet, nuk e ka lëshuar dhe me zë të lartë I ka thënë se në orën e saj, ai ka të drejtë vetëm të rrijë dhe të sheh në tabelë dhe asgjë tjetër. Me 2.11.2021 mësuesja Aneta Kostoska prap e ka thirrur birin tim në tabelë, para gjithë klasës I ka thënë se do të qëndrojë gjithë orën në tabelë. Ka vijuar biseda dhe pyetje se përse është ankuar nga ajo. Në atë moment futen pedagogu dhe psikologu që janë dëshmitarë të sjelljes së pahijshme ndaj fëmiut tim.”

Bëhet fjalë për bojkotim të mësimit të rreth 100 nxënësve të tre nga gjithësej katër klasat e gjashta, të cilave Kostovska u jep mësim.

LLAZAR GJUROV, NËNKRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE

“Janë shkelur të gjitha rregulloret dhe standardet profesionale për kodeks të mësimdhënies..Bojkotimi është tentimi final që t’I inkurajojmë të gjitha institucionet kompetente. Ne kërkojmë largim të mësueses së matematikës dhe deri atëherë mësimi do të bojkotohet, kërkojmë edhe përgjegjësi për të gjithë ata që duhej të vepronin deri më tani dhe nuk kanë vepruar. ”

Drejtoresha e shkollës Marijana Pançevska tha se po punohet lidhur me këtë rast që të kuptohet nëse nevojiten dënime ose masa diciplinore për mësuesen.

MARIJANA PANÇEVSKA, DREJTORE

“Është kërkuar fillimisht të vijë këshilltarë që ta vlerësojë punën e mësueses së matematikës nga ana e Byrosë së Zhvillimit në Arsim…Do të përcaktohet përgjegjësia dhe të shohim se çfarë masa do të ndërmerren më tej. Me këtë për momentin po merret komisioni diciplinorë, nga ana e shkollës janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. ”

Por menjëherë pas kësaj, edhe pse nuk paralajmëroi asgjë para mediave, drejtoresha e shkollës ka ofruar dorëheqjen raporton KlanM. Lidhur me këtë çështje ka informuar kryetari i komunës Aerodrom Timço Mucunski, I cili ka thënë se gjatë ditës së sotme ai do të emëroj ushtrues detyre drejtor në këtë shkollë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të informatave nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, dhe në bazë të ankesës së dorëzuar për punë të mësimdhënësit në shkollën e potencuar, gjatë ditës së nesërme do të kryhet mbikëqyrje inspektuese, pas çka do të ndahen më shumë informata./KlanMacedonia/

TË FUNDIT
2 orë
Ky flamur ka çartur mediumin serb, kjo ndodhi në ndeshjen Itali – Shqipëri, mbi 50 mijë shqiptarë (FOTO)
11 orë
FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë
15 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
17 orë
Strugani i famshëm me shqiponjën në fytyrë ndezë atmosferën në Dortmund (FOTO)
20 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
20 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
1 ditë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
17 orë
Strugani i famshëm me shqiponjën në fytyrë ndezë atmosferën në Dortmund (FOTO)
1 ditë
Zero roaming me BE-në deri më 2027
15 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

LEXO MË SHUMË

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Ky flamur ka çartur mediumin serb, kjo ndodhi në ndeshjen Itali – Shqipëri, mbi 50 mijë shqiptarë (FOTO)

voglushja qan

FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

besmir limani

Strugani i famshëm me shqiponjën në fytyrë ndezë atmosferën në Dortmund (FOTO)

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

gruevskii

Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

INFO

NA NDIQ