Shkup, pllakë përkujtimore për policin maqedonas që u vra në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Picture of INA
INA

14/05/2023

Në komunën Kisela Voda të Shkupit u zbulua pllaka përkujtimore e njërit nga policët të vrarë të ashtuquajtur “branitell”, Ljubisha Arangeloviq, që u vra në luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 maj 2015.

Kryetari i kësaj komune, Orce Gjorgjievski ka qenë nismëtari i kësaj pllake, dhe që sot u zbulua me praninë e familjarëve. Ja çfarë ka shkruar Gjorgjievski.

“Me respekt të jashtëzakonshëm për Ljubisha Arangeloviq, heroin e madh që vdiq duke mbrojtur vendin e tij nga terroristët që sulmuan në Lagjen e Trimave, sot zbulojmë monumentin e tij. Sakrifica që bëri duke mbrojtur sigurinë tonë, guximi që tregoi duke mbrojtur atdheun e tij janë diçka që do ta kujtojmë përgjithmonë.Ky bust është simbol i mirënjohjes dhe respektit tonë për veprën e tij, por edhe kujtim historik i tranzicionit nëpër të cilin po kalon Republika e Maqedonisë.Le ta kujtojmë gjithmonë, të mbajmë shpirtin e tij dhe të vazhdojmë të ruajmë vlerat në të cilat ai besonte dhe për të cilat ai pagoi çmimin përfundimtar. Lavdi atij!- theksoi kryetari Gjorgjievski.

Përpos tij, në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Këta kryetarë komunash janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. (INA)

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË